Subscribe

Nga 82 kompani që duhet të kishin filluar të siguronin vetë energjinë elektrike që prej muajit korrik, asnjë prej tyre nuk ka arritur ta bëjë këtë. Nisma e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për të liberalizuar këtë treg me sa duket po bëhet e pamundur. Kjo për dy arsye kryesore: bizneset janë të painformuara për të gjetur energji në treg të lirë dhe instalimi i matësave të rinj nga ana e kompanisë së shpërndarjes nuk është kryer ende. Por nga ana e saj Ministria e Energjisë thotë se nisma nuk ka dështuar. Pavarësisht vonesës në daljen në treg të lirë, OSHEE është duke bërë gati tenderin për blerjen dhe instalimin e matësave të energjisë, ndërsa po punohet dhe për krijimin e bursës së energjisë elektrike. Megjithatë ndërmarrjet që duhet të dalin në treg të lirë nuk do të lihen pa energji elektrike nëse nuk e sigurojnë dot. Ministria e Energjisë thotë se deri në fund të muajit tetor do të jenë gati 15 konsumatorë të rrjetit 35 kv për të siguruar vetë energjinë dhe më pas deri në fund të vitit edhe 67 firma të tjera. Kryesisht në këtë kategori futen bizneset e miellit dhe blojës. Në 2017-ën do të duhet të gjejnë vetë energjinë elektrike gjithë bizneset që furnizohen në tension të mesëm, numri i të cilëve shkon gjithsej në 6200.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *