Teatri Kombëtar nis sezonin. Dyert për publikun, ky institucion i çeli me leximin e dramës shqipe. Mbrëmjen e 1 shtatorit ne sallën e provave, aktorët kanë  interpretuar një nga veprat që kandidon për t’u ngjitur në skenë. Drama e parë që u lexua publikisht ishte “Prostituta” nga Leka Bungo, ndërsa mbrëmjen e kësaj te shtune është rezervuar per publikun vepra “Mea Culpa” shkruar nga Diana Çuli. Edicioni i trete i leximit te dramës shqipe, e pret publikun në oren 18:00 në Teatrin Kombëtar, ndërkohë qe ai ftohet të debatojë për veprat që meritojnë të ngjiten në skenë, pas leximit skenik.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *