Një 32-vjeçar nga Hasi ka përfunduar në prangat e Policisë së Krujës, pasi lëvizte pa autorizim dhe kundërshtoi me dhunë efektivët.  

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale G. S. nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë uniformat blu.

32-vjeçari pretendonte se kishte ardhur në Krujë te disa njerëz të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *