Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili qarkullonte me pistoletë në brez.
Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Implikimi”, u kap te tregu elektrik, shtetasi Silger Dimo, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje.
Më tej, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Vijojnë hetime për të përcaktuar qëllimin kriminal të 30-vjeçarit.





