Një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi.

Mjeti tip Audi që drejtohej nga shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në Kavajë po lëvizte ne sheshin “Pranvera”, në Durrës shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për ndalim.

Drejtuesi i mjetit ka kundërshtuar urdhrin e dhënë dhe është larguar me shpejtësi, por pas 5 km ndjekje nga ana e Policisë, është bërë e mundur kapja e tij në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Pas kontrollit të ushtruar, u konstatua se në sediljen e pasme ndodhej një çantë krahu brenda së cilës ndodhej një pistoletë tip “TT” dhe një krehër me 7 fishekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *