Një shkresë e padëgjuar më parë , gati-gati e çuditshme është bërë publike në media ku protagonist është anetari i I KLP-së, Tartar Bazaj.

Ai i ka dërguar një letër kreut të KLP-së, Gent Ibrahimi, jo për shqetësimë që lidhen plotësisht me detyrën e rëndësishme që kanë në këtë organ të ri të sistemit të drejtësisë, por për një motiv personal.

Bazaj në letër, i kërkon “llogari” Ibrahimit se përse atij nuk i ka shkuar në dorë asnjë kartoline urimi për Vitin e Ri, sic ka ndodhur me të gjithë anëtarët e tjerë të KLP-së.

Tartar Bazaj thotë se: “Nuk do ta besoja kurrë që një person I caktuar të bjerë në një nivel kaq të ulët, sa të mbante kartoliat e urimit”.

Anëtari I KLP ka dy pyetje me “rëndësi” për Gent Ibrahimin:

 

1.Nëse në adresën time ( të Bazajt) pranë KLP, ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo?

  1. Nëse po, kanë mbetur rastësisht  pa u ndarë, apo cilat janë arsyet e mosdorëzimit të tyre tek personi im?

 

Interesant është tani reagimi që do të vijë nga kreu I KLP, Gent Ibrahimi ndonëse në pamje të parë duket se jo gjithcka shkon mirë brenda një institucioni që nuk ka shumë kohë që është ngritur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *