Një letër e shkruar nga shkencëtari, Albert Einstein, në të cilën ai shtjellon konceptin e tij për fenë, do të vendoset në një ankand të martën në Nju Jork.

 

E ashtuquajtura “Letra e Zotit” është shkruar më 1954 dhe pritet të shitet për 1.5 milion dollarë.

 

Fituesi i Çmimit Nobel, atëherë 74 vjeçar, i ka nisur një letër një faqe e gjysmë, filozofit gjerman, Eric Gutkind, në përgjigjje të punës së këtij të fundit.

 

Kjo letër konsiderohet si deklaratë kyçe në debatin mes shkencës dhe fesë.

 

“Kjo letër tejet e sinqertë dhe private është shkruar një vit para vdekjes së Einsteinit dhe vazhdon të mbetet koncepti më i artikuluar për pikëpamjet e tij rreth fesë dhe filozofisë”, është thënë nga zyrtarët e organizimit të ankandit.

 

Në këtë letër, të shkruar në gjuhën gjermane, Einstein diskuton besimin në Zot.

 

“Fjala Zot për mua është asgjë përveç shprehjes dhe produkt i frikës njerëzore. Bibla është koleksion i legjendave të nderuara, mirëpo megjithatë primitive. Asnjë interpresim, pavarëssisht sa delikat mund të jetë, nuk mund të ndryshojë asgjë për mua (në këtë çështje)”, ka thënë ai në letër./R.E.L

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *