Deputeti socialist Erion Braçe, reagon  pas letrës që Komisioni Evropian i dërgoi qeverisë shqiptare, në lidhje me Teatrin e Ri Kombëtar.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook deputeti Braçe shkruan se godina e Teatrit do të ndërtohet dhe se nga letra e KE-së zbulohet se kauza e demokratëve ka qenë ankesa për të marrë pjesë në biznes.

 

Braçe thotë se Bashkimi Evropian tashmë ka vlerësuar përpjekjen për të ndërtuar një teatër të ri, ndërsa PD bërtet për fitore, pasi kërkonte të merrte pjesë në tender.

 

“Po lexoj se Partia Demokratike,

po bertet:

FITUAM NE PER TEATRIN!

BE NA DHA NE TE DREJTE!

Tani, nje pyetje kam;

Keta, Lulzim Basha me shoke,

luftuan per te mos u prishur godina me tallash e Teatrit apo luftuan per tu bere pjese ne Tender?

Nga gjithe cfare po thone,

kuptoj se e gjithe kauza paska qene pjesmarrja ne Biznes! Kaq!

Po aktoret?!

Ja ky eshte Lylzimi juaj, ai qe ju doli zot!

Tani, per cdokend ne kete vend,

BE vlereson perpjekjen per te ndertuar teatrin e ri dhe kerkon gare per oferten me te mire!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *