“Space X” lançoi raketën më të re të konsideruar si një nder më të mëdhatë e më të fuqishmet në botë në dekadat e fundit.

 

“Falcon Heavy” e Elon Musk u nis drejt hapësirës të martën, nga kepi i Kanaveral në Florida; raketa ka brenda vetëm një person. Në bord është edhe makina e Musk, “Tesla Roadster” e kuqe, një manekin i veshur me kostum hapësinor dhe i pajisur me rrip sigurimi. Ndërkohe, në sfond gjate lëshimit dëgjohej një kënge e njohur e David Bowie. Sipas Musk, raketa do të udhëtojë përtej planetit Mars në sistemin solar, pra më shumë se sa ishte planifikuar.

 

Lançimi i kësaj rakete është konsideruar si një sukses i madh. Musk shpreson që “Falcon Heavy” do të jetë një mundësi për udhëtimin në hapësirë me kosto më të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *