Ky është momenti i lëshimit të satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 në orbitë.

 

 

Njoftimin e lëshimit të tyre e ka bërë kryeministri Edi Rama i cili ka shkruar në rrjetet sociale se tashmë Shqipëria ka dy satelitë në hapërisë.

 

“Ja dhe kjo, u tha, u bë! Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, ka shkruar kreu i qeverisë.

 

Që Shqipëria do të kishte dy satelite të sajët në orbitë për të monitoruar gjithë territorin e vendin e dha kryeminstri Rama në tetor të vitit të kaluar.

 

Fillimisht kjo u prit me habi por kreu i qeverisë sqaroi se bëhej fjalë për përmirësim të kontrollit të vendit nga autoritetet. Satelitët janë marrë me qera për 3 vite nga një kompani satelitore amerikane dhe do ti kushtojnë vendit tonë rreth 6 milion dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *