Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni është përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare, për shkak se në seancën e kaluar nxori nga xhepi i xhaketës lëpirëse dhe i vuri në foltoren e Kuvendit. Vendimi për përjashtimin e tij është marrë paraditen e kësaj të marte nga Byroja e Kuvendit.

Gjoni e krahasoi mazhorancën me lëpirëset, ndërsa kryeparlamentari Gramoz Ruçi i kërkoi që të ruante etikën.

“Ndaç mbaji në xhep, ndaç mbaji në gojë, bëji çfarë të duash. Ajo që detyrohem të korrigjoj është se çfarë nxjerr nga goja dhe jo çfarë mban në gojë”, e paralajmëroi Ruçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *