Pas 3 vitesh, Rudina Hajdari, vajza e kryetarit të nderit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari është rikthyer në selinë e PD. Rudina Hajdari, e cila u largua nga PD, pasi refuzoi të digjte mandatin e deputetes, sot është rikthyer për të takuar Sali Berishën. Për mediat ajo ka sqaruar se gjatë këtyre ditëve është takuar me të gjithë palët me qëllimin për të bashkuar partinë më të madhe të opozitës.

 

Rudina Hajdari e cila gjithnjë ka mbështetur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se në gjykimin e saj Sali Berisha duhet të jetë patjetër pjesë e partisë demokratike, por jo në rol drejtues.

 

RUDINA HAJDARI

ISH-DEPUTETE, PD

“Kushdo qe te jete kryetar i PD duhet te mendoje pertej anetaresise. Padyshim qe zoti Berisha ka mbeshtetjen e anetaresise se kjo u konfirmua ne 6 mars, ishte e qarte. Por kur flasim per interesin e PD dhe per faktin qe te jete ne drejtim te qeverise, atehere ne duhet te kemi nje oferte te re, te kemi nje grupim te ri. Pse jo zoti Berisha duhet te jete pjese e ketij grupimi por jo ndoshta ne rolin kryesor se ne fund te dites ne duhet te shohim çfare duan shqiptaret, duhet te shohim drejt se ardhshmes.”

 

Por edhe pse të gjithë flasin për nevojën e bashkimit të PD, çdo ditë që kalon thellon çarjen në partinë më të madhe të opozitës. Komisioni i rithemelimit hodhi poshtë kërkesës e shumicës së deputetëve që të shtyhen dhe anulohen zgjedhjet në bazë, dhe nga Korça anëtarja e këtij komisioni e cilësoi propozimin e Enkelejd Alibeajt si përpares.

 

EDIT HARXHI

ANETARE E KOMISIONIT TE RITHEMELIMIT

“Absolutisht unë nuk mendoj që mund të ekzistojë ndonjë ide për të pasur një platformë tjetër brenda Partisë Demokratike një platformë përçarëse dua të them, çdo lloj platforme duhet të jetë platformë brenda partisë. Ne kemi ligjeruar me statutin e datës 11 dhjetor fraksionin brenda partisë dhe une mendoj që kjo është një arritje shumë e madhe.”

 

Ditën e shtunë shumica e deputetëve të PD mbështeten një platformë ku i kërkohej komisionit të rithemelimit të ndërpriste procesin zgjedhor në të gjithë degët e vendit. Por kjo platformë u kritikua nga komisioni i rithemelimit dhe disa deputetë e tërhoqën mbështetjen për Enkelejd Alibeajn. Deri tani nuk ka asnjë shenjë tërheqje nga  komisioni i rithemelimit, i cili ka zhvilluar zgjedhjet në 38 degë të partisë demokratike nga 71 që ka gjithsej dhe deri në datën 25 është parashikuar të  mbyllet i gjithë procesi zgjedhor në bazë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *