Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter goditi Zagrebin orët e para të mëngjesit të së hënën, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Lëkundja u regjistrua 50 km në juglindje të Zagrebit dhe 12 km në veriperëndim të Sisak. Kjo lëkundje ishte më e forta pas asaj me magnitudë 5.5 që tronditi vendin me 22 mars.

Deri më tani nuk dihet se çfarë dëmi ka shkaktuar, por autoritetet kanë  konfirmuar raporte të dëmtimeve të vogla në disa ndërtesa, dhe shumë njerëz tashmë po ankohen për muret e çara dhe oxhaqet në zonën e Sisakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *