Tre punonjës policie në Kavaje janë proceduar penalisht pasi dyshohen se lejuan dhe favorizuan disa ndërtime pa leje në këtë qytet.

 

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ekzekutoi masat e sigurisë për 3 punonjësit e  policisë në Komisariatin e Policisë Kavajë.

 

Punonjësit e proceduar sipas policisë janë F.Gj., me detyrë Operatore pranë Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Kavajë, inspektori F.H., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe inspektor S.B., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë

 

Hetimi u krye me metoda speciale duke dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë e kundërligjshme, të këtyre punonjësve të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *