Subscribe

Qytetarët nuk do të kenë më nevojë që tek noterët të paraqiten me certifikata familjare apo personale. E njëjta gjë edhe për bizneset që për një shërbim paraqiteshin në zyrat noteriale me një sërë dokumentesh te cilat i gjen në çdo kohë përmes aplikacionit E-Albania.

 

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka nënshkruar marrëveshjen me Dhomën e Noterëve.

 

Marrëveshja u mundëson noterëve të ndihmojnë qytetarët edhe për aplikime të ndryshme që ofrohen përmes portalit e Albania si njohja e diplomave universitare apo regjistrime biznesesh e aplikime për operatorë turistikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *