Subscribe

Ky është një nga dhjetëra pallatet që ishte braktisur nga ndërtuesi duke i lënë banorët pa asnjë dokument pronësie. Agjencia e kadastrës legalizoi objektin vetëm pasi banorët u bënë bashke për të plotësuar procedurat.

 

 “Megjithë pallatin e sotëm shkojmë rreth 7100 apartamente të legalizuara vetëm në Tiranë nga pallatet e braktisura me rreth 620.000m2 ndërtim të cilat ishin të mbetura si plaçkat e kasapit, sepse askush nuk i dilte për zot, përveç mijëra qytetarëve që vinin vërdallë për të legalizuar pallatin”, u shpreh Lame.

 

Kreu i kadastrës i bëri thirrje qytetarëve te banojnë në pallate të tilla të bashkohen me qëllim legalizimin e apartamenteve si dhe të shmangin sekserët por të vijë të interesohen në drejtori.

 

“Ka qenë një nga ato rastet që ka shkuar mbarë megjithëse subjekti ishte zhdukur dhe prapë është e pafalshme që subjektet që bëjnë objekte kaq të mëdha sot, ne dalim edhe themi se nuk gjejmë dot subjektin. Është absurde! Ne për këtë kemi dërguar në Bashkinë e Tiranës një listë subjektesh me logjikën që të mos marrin më lejen e ndërtimit pa mbyllur problematikat me objektet që kanë nisur për dy arsye: njëra është për tu bërë presion që të vazhdojnë procedurat këtu (Kadastra) dhe e dyta të mos marrin në qafë blerës të tjerë! Arsyeja që këtu procesi i legalizimit përfundoi është që ju u bëtë bashkë dhe erdhët e ndoqët procedurat në agjenci. Po u bëtë bashkë legalizimi i pallateve ecën, po nuk u bëtë bashkë legalizimi i pallateve nuk ecën. Nuk mund te procedojmë ne me një banor këtu dhe një banor atje.

 

Sipas të dhënave janë në proces edhe rreth 20 pallate të tjera në Tiranë që presin të legalizohen dhe hipotekohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *