Subscribe

Rritja e paprecedentë e inflacionit gjatë këtij viti është një nga kërcënimet krysore për të rritur më tej nivelin e varfërisë në vend. Banka Botërore e vë theksin tek skemat e e mbështetjes për familjet në nevojë të cilat duhet të rishikohen me qëllim për të evidentuar realisht ata individë që rrezikojnë të bien në varfëri.

 

“Me rreziqet e reja në horizont skemat e ndihmës ekonomike si dhe ato të paaftësisë duhet të përgatiten për të matur dhe vlerësuar kur shumë qytetarë mund të bie në varfëri, por kjo këkron përgatitje të instrumentave dhe sistemeve për evidentimin  e tyre”, u shpreh Hilda Shijaku ekonomiste e lartë në BB.

 

“Ky segment i popullisë që rrezikon të bjerë në varëfëri është i vështirë për tu matur për momentin, por është e rëndësishme që të gjendet një skemë dhe një rrugë për të identifikuar ata që vërtetë janë në nevojë, apo rrezojnë të jenë në nëvojë nëse rritja e çmimeve do të vijojë”, u shpreh menaxheti i BB në Tiranë.

 

Duke prezantuat raportin vjetor për vendet e Ballkanit Perëndimorë, Banka Botërore vlerëson një ngadalësim të rritjes ekonomine për periudhën në vijim. Por produktiviteti ekonomik kërcënohet edhe nga largimi i fuqisë puntore të kualifikuar, një fenomon ky i cili do të thellohet në vijim.

 

Kjo është një çështje shumë e dukshme në Ballkanin Perëndimorë. E shohim me shumë shqetësim pasi çdo kush largohet për një oportunitet që nuk e gjen në vendin e tij dhe kjo është një kërcënim serioz. Aseti më i madhë që ka Shqipëria është kapitali njerëzorë, por njëkohësisht shohim që ky kapital ka ardhur në rënie nga viti në vit dhe ne vlersojmë se 40% e produktivit ekonomik do të pësojë rënië për shkak të eficënsës  së ulët në arsim dhe shëndetësi. Nëse s’kemi një treg pune të shëndetshëm, do të kemi më pak kontribut në ekonomi. 

 

Për dy vitet në vijim sipas Bankës Botëtrore Shqipëria do të ketë rritjen më të ulët të ekonomisë në raport me vendet e tjera të rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *