Dita-ditës ka zhvillime te klubi Skënderbeu. Përsa i përket largimeve me politikat e marketingut që po ndjek klubi korçar, edhe Fidan Aliti ka hyrë në këto mekanizma.

 

Futbollisti ka dalë sot në një konferencë për shtyp, duke bërë të ditur marveshjen me klubin korçar për t’u shitur tek një ekip tjetër.

 

‘Oferta kam plot, por ende nuk kam ndonjë diçka konkrete. Unë jam I interesuar të luaj për ngjyrat e Skënderbeut, por nuk mund të dal kundër politikave të klubit’ tha Aliti.

 

Më tej, në prononcimin e tij ai tha se Skënderbeu i këtij sezoni do të jetë i ri, si në lojtarë edhe nga mosha mesatare. ‘ Futbollistave do t’u duhet kohë të tregojnë veten, por do t’ja dalin’ parashikon Aliti.

 

Sipas tij, edhe këtë sezon Skënderbeu do të jetë për titull. Dy ditë më parë, deklaroi largimin edhe futbollisti tjetër i talentuar Enis Gavazaj, ndërsa ka zëra edhe për shitjen e Bakari Nimagës. Te Skënderbeu është afruar Oto.Xhons, i cili bashkë me Bregun do të përbëjë majën e sulmit të ekipit korçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *