Subscribe

Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino, deputetja socialiste Mimi Kodheli ka reaguar duke publikuar një foto të tyre së bashku, kur kanë qenë shokë klase në fakultet.

Krahas fotos, teksa kujton kohërat e vjetra, Kodheli vë theksin tek mungesa dhe dhimbja që ka shkaktuar ikja e tij e parakohshme.

“Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish. Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino. Do na mungosh të gjithëve, por më shumë Dianës së dashur. Lamtumirë e shihemi në kohë më të mira”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *