Ronaldinho tërhiqet  zyrtarisht nga futbolli i luajtur. Ish ylli i futbollit botëror konfirmoi nëpërmjet vëllait të tij menaxher për gazetën e madhe braziliane O Globo, se ai ka marrë vendimin për të varur një herë e mirë këpucët në gozhde. “Për këtë gjë ne do të organizojmë sigurisht një aktivitet të madh dhe të bukur, besoj pas botërorit, mundësisht në muajin gusht. Do të bëjmë disa aktivitete të tilla në Brazil, Europë dhe Azi.

 

Natyrisht që po mendojmë edhe për një ndeshje lamtumirë me kombëtaren e Brazilit. Për momenti nuk kemi detaje në lidhje me këtë gjë por jemi duke projektuar një program, u shpreh vëllai i tij Roberto De Asis i cili është kujdesur gjithë këto vite për imazhin dhe karrierën e Ronaldinjos, një nga më të mëdhenjtë e futbollit botëror në 20 vitet e fundit. 37 vjeçari është tipiku i lojtarit kontrovers, i atij njeriu të cilit Zoti i kishte dhënë një talent të pamasë ndoshta më të mëdhenjtë të të gjitha kohërave por që mungesa e disiplinës dhe jeta aspak e rregullt që bënte e pengoi të kishte jetëgjatësi ne karrierën e tij. Ronaldo de Assis Moreira, siç njihet ndryshe me emrin Ronaldinho lindi me 21 mars 1980 ne Porto Alegre, Brazil. Që i vogël ai nisi të luajë në futbollin e plazhit, shumë i përhapur ne Brazil, përpara se të kalonte në fushat me bar. Në moshën 13 vjeç ai bën xhiron e mediave lokale në Porto Alegre pasi shënoi plot 23 gola në një ndeshje te vetme të ekipeve të moshave duke nisur të konsiderohej si një fenomen i vërtete. Reputacioni i tij nisin të rritej gjithnjë e më shumë golave të fundit ne kampionatet e moshave dhe spektaklit që Ronaldinho ofronte me topin, gjëra të cilët të tjerët as që arrinin ti imagjinonin.

 

Kjo gjë e çon tek kombëtarja U 17 e Brazilit të cilin e udhëheq drejt titullit botëror ne Egjipt ne 1997. Debutimin si profesionist e bën në kupën Libertadores me fanelën e Gremios në 1998 kur ekipi drejtohej nga Skolari ndërsa në 1999 debuton me gol ne kombëtaren e Brazilit kundër Venezuelës. I shumëkërkuar në Europe, ai firmosi ne 2001 me PSG ndërsa në 2002 ishte mes protagonist të mëdhenj të triumfit të Selecaos në kupën e botës. Në 2003 shkon tek Barcelona ku arrin majën e karrierës me paraqitje fenomenale deri ne 2008 duke shënuar mbi 100 gola, por ato që mbahen mend gjatë janë në 2005 kur i shënon dy herë realit ne Bernabeu dhe tifozët si kurrë me parë ngrihen dhe e duartrokasin. Fiton dy kampionate e 1 Champions përpara se të transferohej tek Milan që ishte etapa e fundit e shkëlqimit të tij para se të shëtiste nga 2011 e këtej në disa skuadra si Flamengo, Atletico Mineiro, Queretaro dhe Fluminense.

 

Në 2013 luajti për herë të fundit edhe me Brazilin për të cilin shënoi 33 gola. Përveç trofeve te shumtë me klubet dhe kombëtaren, Ronaldinho ka fituar një mori me çmime individuale, ku spikat topi i artë në 2005 dhe dy here lojtari i vitit nga FIFA ne 2004-2005. Ronaldinho ishte vërtet një gjeni me topin, nga ata të cilët lindin rralle e me të cilët personifikohet vetë futbolli, natyrisht kategoria e Pele, Maradones, Krojf, Zidane apo Messi….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *