Kryetari i Kadastrës Artan Lame tha se ligji ri lehtëson procedurat për përmbylljen e procesit të legalizimit.

 

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Lame theksoi se askush nuk nxirret nga banesa pa marrë një dëmshpërblim. Sipas tij, këta persona mund të përfitojnë nga banesa sociale apo mund të futen në skema të caktuara kompensimi.

 

Lame e cilësoi ligjin e ri më social, pasi nuk nxjerr “në mes të katër rrugëve qytetarët që kanë një shtëpi”, si dhe lehtëson procedurat për përmbylljen e procesit të legalizimeve.

 

“Është një sukses i qeverisë ai i legalizimeve, ndërsa shoqëria është ndërgjegjësuar, që s’mund të vazhdohet më me ndërtime të tjera pa leje. Ligji i ri lehtëson procedurat për përmbylljen e procesit të legalizimit, sigurisht në ato zona ku nuk është mbyllur. Ligji i ri thoshte se objektet që nuk legalizohen prishen, ndërsa tani zgjidhja që gjen ky ligj është sociale, askush që ka një banesë nuk mund të nxirret pa marrë një shpërblim qoftë edhe të pjesshëm. Pra, mund të përfitojnë nga banesa sociale, ose mund të futen në skema të caktuara kompensimi”, deklaroi Lame.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *