Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kërkuar nga Pokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

 

Sipas zyrës së shtypit të prokurorisë, kjo kërkesë është bërë në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin  e Prokurorisë  në Republikën e Shqipërisë”.

 

Duke mos cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku kërkoi gjithashtu informacion edhe në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *