Është e vështirë të përshkruash me fjalë atë që po ndodh në Itali.

Kjo e mërkurë (18 mars) shënon ditën më të zezë të këtij vendi në muajit e fundit të betejes me armikun më të ri global, COVID-19.

Autoritetet italiane bënë të ditur se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin, por në mënyrë të vecante në Lombardi kanë humbur jetën 475 persona.

Një bilanc dramatic që e con në 1975 numrin total të viktimave në këtë vend nga koronavirusi.

Për fat të keq, tashmë Italia po përgatitet të jetë në krye të listës së vendeve me më shumë vdekje nga kjo semundje, teksa deri tani Kina mban numri më të lartë 3200 viktima.

Aktualisht, sipas autoriteteve italiane, janë 28 mijë e 710 të sëmurë teksa vetëm këtë të mërkurë janë shënuar 2648 raste të reja.

Në total të shëruarit në mbarë vendin janë 4025 nga të cilët ka një trend pozitiv me 1084 të shëruar në orët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *