Një tjetër ditë e zezë për Italinë, kjo e shtunë e 28 marsit.

Sipas buletinit zyrtar të autoritetete të këtij vendi, bilanci I 24 orëve të fundit është tmerrësisht tragjik.

Bëhet fjalë për 889 viktima nga e premtja në mbrëmje deri këtë të shtunë. Nga të cilët 542 vetëm në Lombardi.

Me shifren e rende te viktimave te ketyre oreve te fundit, Italia kalon per fat te keq ne 10 mije  e 23 viktima ne total.

E vetmja gjë positive  është numri I të infektuarve të rinj, që këtë të shtunë ka qënë  në të gjithë vendin ka qënë 3651, afërsisht 800 më pak sesa bilanci I të premtes.

Pjesa dërrmuese e rasteve të reja është evidentuar në Lombardi 2117.

Kete te shtune kemi 1434 paciente te rinj te sheruar plotesisht nje numer konsiderueshem me i larte sesa bilanci i te premtes me 589 te sheruar. Edhe ky sipas shefit te mbrojtjes civile Borrelli eshte nje fakt shpresedhenes pasi tani numri total i te sheruarve ka shkuar ne 12 mije e 384..

Nderkohe mbeten ende raste aktive dhe te prekur aktualisht nga COVID-19, plot 70 mije e 16 persona.

92 472 eshte numri total i rasteve pozitiv me COVID-19 te regjistruar nga momenti i pare kur shpertheu ky virus ne Itali e deri me sot.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *