Bota e sportit dhe jo vetën ka marre një lajm shokues këtë të diele. Ylli i basketbollit boteror Kobe Bryant humbi jetën në nje aksident ajror në Kaliforni. Policia e Los Angelos konfirmoi rrezimin e nje avioni në Calabasas ku vdiqen 5 persona, mes të cileve edhe nje nga me te mirët e historise boterore të basketbollit, Kobe Bryant. Deshmitarët thane  se avioni kishte marrë flakë në ajer para se të përplasej tragjikisht në tokë. Bryant vetëm pak pas aksidentit tragjik kishte uruar kolegun e tij LeBron James i cili sapo e kishte kaluar në pozicionin e tretë si pikeshenuesi me i mirë ne historine e NBA. Vdekja e Bryant, i ka shokuar te gjithe emrat e mëdhenj te sportit boteror të cilet kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen tragjike nga jeta te legjendes se basketit, me të cilin u dashuruan miliona e miliona njerez dhe dashamires te sportit në mbare boten. Lamtumire Kobe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *