Lajm i trishtë për basketbollin shqiptar pasi ditën e sotme, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare, arbitri Daniel Aliaj.

Lajmi bëhet me dije nga Federata shqiptare e Basketbollit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim , ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare. Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar. Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë! Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel! Qofsh i parajsës , i përjetshëm kujtimi yt!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *