Në një kohë kur e gjithë bota është në panik dhe po merr masa për t’u mbrojtur nga koronavirusi, një lajm i mirë vjen nga Kina. Referuar mediave të huaja, zyrtarët në Komisionin Kombëtar të Shëndetit në Kinë kanë deklaruar se 8.2% e të infektuarve me virusin vdekjeprurës janë shëruar.

 

Deri në datën 27 janar ishin vetëm 1.3% e pacientëve të shëruar, por tani ky numër ka pësuar rritje të konsiderueshme. Një nga zyrtarët e Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Mi Feng tha se kjo rritje në numër vjen për shkak të suksesit paraprak që ka regjistruar Kina në trajtimin e koronavirusit.

 

Por ai nuk sqaroi se për çfarë trajtimi bëhet fjalë. Në Ëuhan, që është edhe epiqendra e koronavirusit, 6.1% e pacientëve janë shëruar dhe nuk kanë shfaqur më shenja të virusit. Mi Feng bëri me dije se në ditët në vijim Kina do të vizitohet nga disa ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetit për të diskutuar për përmbajtjen e virusit dhe sesi mund të luftohet ai. Deri tani nga koronavirusi ka vrarë 910 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *