Zgjidhja për emergjencën mjekësore shkaktuar nga Covid 19 mund të vi nga Zvicra. Të paktën kështu pretendojnë një grup studiuesish të Universitetit të Bernës.

Një vaksinë mund të prodhohet për t’u testuar tashmë në gusht për të vijuar më pas edhe me vaksinimin e popullatës zvicerane duke filluar nga tetori.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga Martin Bachmann, profesor në degën e  Imunologjisë  në këtë Universitet, gjatë një konference online me shoqatën e shtypit të Kombeve të Bashkuara.

Bachmann aktualisht po udhëheq një grup ekspertësh nga Universitete të ndryshme zvicerane për të zhvilluar një të ashtuquajtur vaksinë të sintetizuar gjenetikisht bazuar në grimca të ngjashme me virusin.

Këto vaksina – qe përdorim për hepatitin B, për shembull – funksionojnë duke prishur proteinën që përdor virusi për t’u ngjitur në një qelizë. “Ne planifikojmë të imunizojmë njerëzit e parë në gusht dhe pastaj të bëjmë një vaksinim të madh në tetor,” tha Bachmann.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *