Numri i viktimave në Itali është ulur pak këtë të enjte, mirëpo është rikthyer shqetësimi për të prekurit e rinj që janë goxha më shumë në raport me ditën e mërkurë.

Autoritetet italiane konfirmuan se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 525 persona, 47 më pak sesa totali i ditës së mërkure.

Tashmë në Itali gjithsej kemi 22 mijë e 170 viktima nga 169 mije te infektuarit ne total te evidentuar nga muaji shkurt e deri me tani.

Mirëpo nëse shifra e viktimave ka përgjithësisht një trend ulës ( ndonëse jo shumë), pacientet e rinj janë shtuar shumë për fat të keq në 24 orët e fundit.

3786 persona kanë rezultuar pozitiv këtë të enjte nga 61 mijë teste të kryera në total.

Janë gati 1550 paciente pozitiv më shumë sesa bilanci i ditës së mërkurë kur kishim pasur 2227 raste të reja.

Kishte gati një javë që rastet e reja brenda 24 orëve në Itali nuk kalonin përtej 3 mijë.

Vlen per tu theksuar fakti se javen e fundit numri i testeve eshte dyfishuar ne Itali, nga mesatarja 31 mije ne dite, ka shkuar ne 61 mije ne dite.

E vetmja e dhënë positive vjen nga shtreterit e liruar në spitale dhe te sheruarit.

Te sheruarit jane ne nivele teper te kenaqshme ne 24 oret e fundit. Jane plot 2 mije e 72 persona te rikuperuar plotesisht nga Covid 19. Ne total te sheruarit kapin shifren 40 mije e 164.

750 shtreter në pavionet e Covid 19 janë liruar në 24 orët e fundit ndërsa 143 më shumë në raport me të mërkurën janë liruar në terapite intensive, cka I jep një frymëmarrje të madhe institucioneve spitale sidomos në Lombardi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *