Subscribe

Regjistrohet rasti i dytë i vdekjes së një mjeku në Shqipëri, pasi ishte prekur nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, 69 vjec.

Ai kishte 40 vite eksperiencë, dhe nuk e kishte ndërprerë punën duke shërbyer si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Ministria shton se dotkor Hysniu luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që i ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për 40 vite komunitetit të tij.

Pak ditë më parë ndërroi jetë tek Spitali Infektiv edhe mjeku hematolog dhe pedagogu i Universitetit te Mjekesise, Arjan Pushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *