Subscribe

Janë identifikuar me koronavirus katër raste të reja në Lushnje. Të infefktuari i përkasin dy familjeve të cilët dyshohet se kanë qenë në kontakt të mëparshëm me disa të prekur në Tiranë.

Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të enjten, të gjitha rastet e reja u regjistruan në Tiranë dhe asnjë në zonat e tjera të vendit, por këtë të premte harta është zgjeruar sërish.

Deri më tani, në total numri i të infektuave ka shkuar në 1080, ndërsa shënohen 33 jetë të humbura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *