Pezullimet pa afat të gjitha fluturimet nga 10 aeroporte të Italisë drejt Shqiperisë dhe anasjelltas.

Pas vendimit të qeverisë për të mbyllur fluturimet nga Shqipëria drejt zonave të kuqe të Italisë të cilat janë future në karantinë, Autoriteti I Aviacionit Civil ka marrë edhe një mase edhe më drastike.

Janë 10 aeroporte nga ku nuk do të ketë më lëvizje avionesh nga Rinasi dhe anasjelltas deri në një vendim të dytë. Bëhet fjalë për aeroportet e Malpensës, Bergamos, Bolonjës, Firences, Xhenovës, Peruxhes, Pises, Riminit, Veronës dhe Venezias.

 

 

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe:

  • Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
    • Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
    • Aeroporti Bologna (BLQ)
    • Aeroporti Firenze (FLR)
    • Aeroporti Genoa (GOA)
    • Aeroporti Perugia (PEG)
    • Aeroporti Pisa (PSA)
    • Aeroporti Rimini (RMI)
    • Aeroporti Venezia (VCE)
    • Aeroporti Verona (VRN)

 

 

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.

 

 

Kryeministri Rama publikoi marrjen e masave drastike për parandalimin e përhapjes së koronavirusit vetëm pak orë pasi babë e bir rezultuan pozitiv pasi kishin ardhur nga Italia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *