Komandanti i kontigjentit shqiptar në misionin e NATO, major Klodian Tanushi ka ndëruar jetë mbrëmjen e kësaj të premteje.

 

Tanushi u plagos pak ditë më parë gjatë shpërthimit të një mine të paplasur ku humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj.

 

Lajmin për humbjen e betejës me jetën të major Klodian Tanushit, e konfirmoi vetë minsitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një postim në “Facebook”.

 

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *