Pjesë e ceremonisë së “American Cinematheque Award Presentation”, ishte edhe Lady Gaga, e cila u vlerësua me një çmim për pjesëmarrjen në ‘A star is born’.

 

Këngëtarja me famë botërore nuk ka arritur që të mbajë lotët gjatë fjalimit të saj në këtë mbrëmje. Gaga u pushtua nga emocionet në momentin që po fliste për punën me kolegun e saj Bradley Cooper, ajo e cilësoi si mrekulli gjithçka kishte përjetuar.

 

Kujtojmë se emri i vërtetë i këngëtares është Stefani Germanotta, jo më kot lidhja e saj me filmin është shumë e fortë. “I jam larguar Stefanisë për një kohë të gjatë.

 

I vura vetes një ‘veshje superheroi’ të cilën e quajta Lady Gaga dhe u largova prej së vërtetës. Ti më sfidove të futem në skutat më të thella të vetes sime që kisha kohë pa i parë. Unë u bëra sërish ajo, Stefania”,-u shpreh këngëtarja teksa i drejtohej kolegut të saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *