Qytetarët laçjanë kanë shijuar ekspozitën e piktorit kosovar Xhevdet Spahija, me punime nga vitet e luftës në Kosovë dhe deri tek pejazhet e natyrës, legjendat, historia etj. Piktori Spahija vjen për herë të parë në qytetin e Laçit i ftuar nga kreu i Shoqërisë Internacionale për të Drejtat e Njeriut z. Mark Palaj me qellim zhvillimin e aktiviteteve kulturore në Laç. Kjo ekspozitë ka tërhequr vemendjen e mjaft banorëve kurbinas të cilët kanë shijuar portretet e sjella me aq mjeshtëri nga artisti i pikturës nga Kosova. Xhevdet Spahija me pikturat dhe ekspozitat e tij është njohur në disa qytete të vendit, ndësa ai do të vijojë hapjen e të tjera ekspozitave në vendin tonë. Qëllimi i tij është njohja me botën artistike të artistëve kosovarë, kjo e derdhur nga peneli i tij, si dhe paraqitja e traditave kosovare në jetën e tyre si para luftës dhe tashmë në qëllimin e bashkimit të trojeve entike shqiptare. Në takimin e organizuar në hollin e Pallatit të Kulturës në Laç intelektualë si dhe artistë nga fusha të ndryshme të jetës do të falenderonin piktorin kosovar Xhevdet Spahija për mjeshtërinë e punimeve të sjella për qytetarët kurbinas. Sakaq Mark Palaj nuk ka lënë pas apelin e tij në shërbim të komunitetitit, duke theksuar se politika t’i lërë fushë të lirë artit. Të fitohet një herë e mirë pavarësia nga politika. Detyra jonë është që nëpërmjet artit të shprehim civilizimin nga aktivitetet artistike. Piktori nga Gjakova ka shprehur sensibilizimin me njerëzit për të mos shkelur të drejtat jo vetëm të artit por dhe të lirive në përgjithësi. Ekspozita ka patur interes të veçantë nga publiku kurbinas dhe do të qëndrojë e hapur për disa ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *