Kryeministri Edi Rama ka reaguar për operacionin e zhvilluar në Has, ku u zbulua një laborator i përpunimit të drograve të forta si dhe u arrestuan 5 persona.

 

Kryeministri përmes një statusi në Tëitter, është shprehur se në të gjithë botën operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, ndërsa në Shqipëri opozita sipas tij i quan faje të qeverisë.

 

“Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses,në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit,në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis. #DerinëFund”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *