Peruja dukej se po bënte gjithçka mirë dhe në kohën e duhur në luftën kundër koronavirusit.

Ishte një nga vendet e para në Amerikë që ndëmori masa të rrepta parandaluese, si urdhri për të qëndruar në shtëpi apo mbyllja e kufijve.

Por sërish virusi arriti të depërtonte. Si arriti Peruja të kthehej në një prej vendeve më të goditura nga COVID-19?

Peruja ka më shumë se 123.900 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 3600 vdekjeve.

Rreth 85% e shtretërve në spialet e Perusë me ventilatorë aktualisht janë të zënë, sipas shifrave të qeverisë.

“Kjo situatë nuk është vetëm një emergjencë shëndetësore, por një katastrofë shëndetësore, e përkufizuar si një situatë ku pandemia ka kapërcyer kapacitetin e reagimit të sektorit të shëndetit”, tha Dr. Alfredo Celis nga Kolegji Mjekësor i Perusë.

Sipas ekspertëve, virusi Koronë arriti të depërtonte në Peru, pavarësisht masave strikte për shkak të pabarazisë së thellë.

Në tregje blerësit grumbulloheshin për orë të tëra, shumica të pajisur me maska, por distacimi shoqëror nuk respektohej.

“Shumë qytetarë gjithashtu jetojnë dhe punojnë në mënyra që thjesht nuk mund të pajtohen me distancimin shoqëror”, theksoi profesori Kristian Lopez Vargas.

Sipas tij, më shumë se 30% e familjeve në Peru jetojnë në kushte të mbipopulluara, me katër ose më shumë njerëz që flenë në të njëjtën dhomë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *