Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore, është shpallur si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj.

 

Ashgabat, qytet me rreth një milion banorë, është ngjitur në vendin e parë në listën e hartuar nga kompania për konsulencë Mercer.

 

Raporti e vendos Ashgabatin mbi qytetin më të shtrenjtë vitin e kaluar, Hong Kong, i cili tani është në vendin e dytë, i pasuar nga Bejruti në Liban dhe Tokio dhe Japoni.

 

Raporti vjetor i kompanisë Mercer, rendit 209 qytete, duke u bazuar në shpenzimet për jetesë, duke përfshirë, banimin, transportin dhe ushqimin.

 

Mercer ka thënë se ka analizuar më shumë se 200 mallra dhe shërbime teksa ka përpiluar raportin.

 

Përveç Ashgabatit, Hong Kongut, Bejrutit dhe Tokios, në 10 vendet më të shtrenjta në botë për punëtorët e huaj janë përfshirë edhe: Cyrihu, Shangai, Singapori, Gjeneva, Pekini dhe Berni./ Rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *