Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria ka dalë me kokën lart në përballjen me koronavirusin.

Gjatë një konference të mbajtur për mediat, kreu i qeverisë e cilësoi sukses të madh të shtetit dhe popullit shqiptar. Ai theksoi se nuk është e vërtetë kur thonë se ka ndaluar sistemi shëndetësor gjatë pandemisë.

Sipas tij, nëse Shqipëria do të goditej me këtë virus 6 vite më parë, gjendja do të ishte kaotike.

“Përgjigjja ishte shteruese, por edhe faktuale, që do të thotë se mjafton të bëni një përpjekje me imagjinatën tuaj çfarë do të kishte ndodhur në këtë vend sikur kjo përballje t’i kishte rënë për taksirat botës e Shqipërisë vetëm 6 vite më parë, me spitalet në gjendjen që ishin në atë kohë. Sot flasim për receta elektronike, karta elektronike, të gjitha që merren nga shtëpia. Çdo gjë ka bishtat e vet, asgjë nuk është perfekte, por doni nuk doni ju, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar. Shqipëria ka dalë nga kjo faze me kokën me lart dhe mos e dhëntë Zoti të mos kemi valë të reja. Sot janë qindra mijëra shqiptarë që sot kanë shërbim parësor”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *