Giethoorn është një fshat i njohur në provincën holandeze të Overijseell, pasi tërheq turistët me peizazhet e tij piktoreske.

 

Makinat janë të ndaluara në këtë fshat dhe kjo ka bërë që shumë turistë shkojnë vetëm për një ditë. Ata lëvizin në këmbë ose me biçikletë. Shumë e quajnë Giethoornin si “Venecia holandeze”, sepse ka rreth 180 ura prej druri.

 

Më së shumti përdoren varkat, të cilat konsiderohen si mjeti i vetëm i transportit publik. Ato janë zgjidhja më praktike, duke pasur parasysh se shumica e shtëpive, muzeve dhe ambienteve të hotelierisë ndodhen pranë ujit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *