Subscribe

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

“Unë pres me shumë qetësi e durim përfundimin e ankimimeve dhe të bashkëpunoj me shumicën e re, me opozitën e re, në Parlamentin e ri, në respekt të Kushtetutës”

 

Kushtetuta i jep kryetari te shtetit Ilir Meta te drejten per vene ne levizje te gjithe mekanizmin e nisjes se parlamentit te ri e mandatit te trete te Edi Rames ne krye te vendit.

Sipas ligjit themeltar te shtetit deputetet e dale nga zgjedhjet e 2017 jane ne detyre deri ne 9 shtator, e pas ketij momenti meta ka te drejte te caktoje nje date per mbledhjen e parlamentit te ri.

Ende nuk dihet se si do te veproje presidenti i republikes; por 4 vjet me pare Ilir Meta e shpalli daten e mbledhjes se kuvendit ne 29 gusht; duke zgjedhur daten me te pare per thirrjen e tij, 9 shtatorin.

Nese kryetari i shtetit ruan te njejtin arsyetim; atehere parlamenti i ri pritet te mblidhet serish ne 9 shtator.

Por edhe nese presidenti zgjedh te mos shpalle daten per nisjen e punes se parlamentit te ri, kushtetuta me ndryshimet e vitit 2008 e ka te percaktuar zgjidhjen; duke parashikuar se kuvendi vetemblidhet ne daten 19 shtator.

Me kete arsyetim dhjetediteshi i dyte i muajit shtator do te shenoje nisjen e punes per parlamentin dhe qeverine e re.

Per te qene gati per kete moment; dy partite kryesore ne vend; partia socialiste dhe partia demokratike pritet te marrin disa vendime te rendesishme ne ditet e ardhshme.

Ne kampin e mazhorances pritet qe kryeministri Rama te therrase asamblene per te shpallur ekipin me te cilin do te qeverise ne kete mandat te trete. Deri me tani nuk dihet asnje prej emrave te perzgjedhur nga shefi i qeverise; por mesohet se do te kete ristrukturim te ministrive.

Ndersa ne kampin tjeter, Basha i cili rikthehet ne parlament pas dy vjetesh bojkoti duket se ka nje sfide per te perballuar; Sali Berishen.

Para nisjes se pushimeve te veres, Shtetet e Bashkuara e bene te qarte se presin nga Basha te perjashtoje berishen nga partia demokratike; dhe mbetet per tu pare se cilin do te zgjedhe Basha mes Shteteve te Bashkuara e paraardhesit te tij Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *