Mandati i anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqesor dhe Keshillit të Lartë të Prokurorisë do të përfundojë në muajin dhjetor të vitit të ardhshëm.

 

Parlamenti është tërhequr nga vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në muajin shkurt, duke anuluar edhe shpalljen e vakancave në dy institucionet.

 

Konflikti mes Parlamentit dhe Këshillave u krijua si pasojë e diferencës së madhë kohore mes momentit kur Parlamenti i zgjodhi anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, me momentin kur këto institucione nisën punë.

 

Edhe pse anëtaret e Këshilleve u zgjodhën në shkurt, mbledhjen e parë ato e zhvilluan në dhjetor dhe për këtë arsye KLGJ dhe KLP morën vendim për të caktuar dhjetorin si momentin e fillimit të mandatit.

 

Ky vendim u respektua nga Parlamenti, i cili anuloi shpalljen e vakancave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *