Subscribe

85 deputete kane votuar kunder Presidentit te Republikes Meta duke mundesuar keshtu hyrjen ne fuqi te ndryshimeve ne kodin penal.

 

Keto ndryshime parashikojne ashpersimin e denimeve per te gjithe ata qe dhunojne forcat e policise.

 

SANDER LLESHI

 

MINISTER I BRENDSHEM

 

Nuk ka më gjobë për ata që vënë dorë mbi policët e Shqipërisë, por ka vetëm dënim  me burg, i cili fillon nga një dhe mbërrin deri në pesë vjet, nëqoftëse bëhet fjalë për dy veprat që thashë më sipër goditja apo kanosja për shkak të detyrës.

 

Pas ketij votimi do te kete denime me te ashpra per te gjithe protestuesit qe bllokojne rruget.

 

Mentaliteti parashtetëror i vetëgjyqësisë për të bllokuar rrugët sa herë je i pakënaqur me vendime të caktuara të administratës apo të gjyqësorit duhet të marrë fund dhe qytetarët shqiptarë, përfshi dhe politika duhet të kuptojnë se zgjidhja e problemeve ka vetëm një derë dhe kjo është dera e drejtësisë.

 

Ndryshimet ne kodin penal parashikojne denime te ashpra per te gjithe ata qe cenojne sigurine ushqimore duke I dhene keshtu nje mbrojtje te shtuar qytetareve.

 

Bashke me dekretin per kodin penal, parlamenti rrezoi edhe dekretin e presidentin Akademine e Shkencave. Brenda nje jave parlamenti I ka hedhur poshte gjithsej 10 dekrete kreut te shtetit Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *