Këtë të martë do të mbahet seanca e parë parlamentare pas zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Deputetët aktualë, të cilëve nuk u ka mbaruar akoma mandati, do të ulen në karrige për të diskutuar çështjet e fundit për këtë legjislaturë.

 

Ndër temat më të “nxehta” është ajo për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

 

Gjatë kësaj séance pritet të njoftohet kërkesa e socialistëve për të ngritur një grup hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, pasi pretendojnë se ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës gjatë fushatës.

 

Po ashtu, pritet që të rrëzohen edhe disa dekrete të presidentit Ilir Meta, që ka kthyer për rishqyrtim disa ligje.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *