Subscribe

Kuvendit të Shqipërisë në rregulloren e re të përcaktuar ka vendosur që një herë në muaj të mbajë një seancë plenare për të diskutuar për problemet e evidentuara nga qytetarët.

 

Në seancën plenare të kësaj të hëne deputetët dhe ministrat po diskutojnë dhe ngrenë problemet dhe shqetësimet në zonat e tyre.

 

Në fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është shprehur se pas goditjes së vendit nga një termet i fuqishëm, situata është menaxhuar më së miri.

 

“Vendi u godit nga një tërmet që tronditi jo pak qytetarët në Tiranë dhe në Durrës. 154 persona të lënduar me dëmtime të lehta, por qindra banesa. Tre pallate u bënë të pabanueshme.Jam shumë krenare që reagimi i shtetit ishte i një reagimi tjetër, ndryshe nga e shkuara. Shteti ka qenë në këmbë. Dua të garantoj gjithë familjet e prekura që fondet dhe asistencat do ua dërgojmë për rehabilitimin e situatës”.

 

Ndërkohë nga ana tjetër kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit ka folur për tryezën e  OSBE-së për reformën zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit elektoral.

 

Hajdari është shpehur se beteja e opozitës parlamentare, është për të zhbërë marrëveshjen e 2008 në mënyrë që mos vendosin më dy njerëz për deputetët në Kuvend, por qytetarët.

 

“Ne duam të ndalojmë të inkriminuarit nga pushteti, të ndëshkojmë ata kryetarë partish që kanë futur njerëz të lidhur me krimin dhe e kanë çuar cilësinë e deputetit në një nivel që nuk e ka parë në 30 vitet e fundit. Reforma zgjedhore nuk ka të bëjë vetëm me rekomandimet e OSBE-së, por nuk do të jetë e vetmja pikë, presim një paketë më të madhe, që ndryshimi i sistemit zgjedhor të ndodhë sot. Presim që socialistët ti bashkohen kësaj nisme. Ne duam që shqiptarët të vendosin për Kuvendin, pasi do të jenë më llogaridhënës më pas dhe më të pavarur ndaj mendimeve të tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *