Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka paralajmëruar se më 11 shkurt të vitit të ardhshëm do të shpërbëhet Kuvendi.

 

Ai tha se do të respektohen të gjitha afatet për procesin e zgjedhjeve të shpallura me 11 prill. Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut u vendosën si kompromis nga takimi i liderëve të zhvilluar javë më parë në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski.

 

Megjithatë akoma po vazhdon debati se a do të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor lidhur me propozimin për lista të hapura dhe ndryshim të zonave zgjedhore.

 

Një nga çështjet e hapura për institucionin legjislativ do të jetë edhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO, dhe se nuk dihet se a do të ndodhë kjo nga përbërja aktuale, pasi që gjithçka do të varet nga ratifikimi i fundit që duhet ta bëjë Spanja, pas zgjedhjeve që do të zhvillojë në fund të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *