Me hyrjen ne fuqi te Kodit Zgjedhor qe parashikon krijimin e nje Komisioni te ri Qendror, Kuvendi i Shqiperise hap garen per krijimin e ketij institucioni.

Aplikantet per pozicionin e komisionerit, nenkomisionerit shteteror dhe te anetareve te dy komisioneve atij rregullator dhe te ankimimeve duhet te plotesojne te njejtat kritere.

Ata duhet te jene ish funksionare politikë, te kabineteve qeveritare, nepunes te nivelit te larte apo drejtues te organizmave jofitimprures qe ne fokus te punes se tyre kane patur zgjedhjet e te drejtat e njeriut. Perjashtim bejne vetem anetaret e komsionit te ankimimeve dhe sanksioneve qe duhet te duhet te jene ish gjyqtare,  keshilltare te Gjykates Kushtetuese, asaj te larte, anetar te KQZ apo juriste te lire.

Nje kriter tjeter i kerkuar per kandidatet eshte qe detyren ta kene ushtruar te pakten per nje periudhe 3 vjecare pa nderprerje.

Data e fundit e dorezimit te kandidaturave eshte 18 shtatori, per te vazhduar me pas me procesin e perzgjedhjes. Emrat do te votohen ne parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *