Ambasada Amerikane ne Tirane beri te qarte edhe njëherë se zgjedhja e prokurores se përgjithshme te përkohshme Arta Marku, ishte plotësisht e ligjshme.

 

Ne nje status ne facebook, selia diplomatike risjell ne vëmendje qëndrimin e ambasadorit Donald Lu: “Kushtetuta dhe ligji per prokurorinë janë te qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor qe OPDAT dhe EURALIUS i kane dhëne parlamentit”.

 

Reagimi vjen vetëm nje dite, pasi kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i dërgoi një letër diplomatit amerikan, ku i ankohej se Edi Rama po tentonte te kapte drejtësinë.

 

PD dhe LSI kërkojnë amendimin e kushtetutës dhe ligjit te prokurorisë, per largimin e Arta Markut dhe zgjedhjen e një kryeprokurori te përkohshëm me veting dhe me 84 vota.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *