Subscribe

Nesër për herë të parë Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e shkarkimit të kryetarit të shtetit shqiptar; një betejë që nisi nga 9 qershori i vitit të kaluar kur parlamenti miratoi shkarkimin e Ilir Metes nga posti i Presidentit të Republikës.

 

Në funksion të seances së 1 shkurtit Këshilltari Ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj ka shkuar sot në Gjykatën Kushtetuese për tu njohur me 3 dokumenta shtesë që i nevojiten për të hartuar mbrojtjen, por linja që do ndjekë stafi i kreut të shtetit tashmë është përvijuar.

 

BLEDARD DERVISHAJ
KESHILLTAR I PRESIDENTIT TE REPUBLIKES

“Konstatojmë se shqetësimet tona të ngritura herët janë të drejta sepse ka p[roblematikë në veprimtarinë e gjykatës sa I takon zbatimit të afateve dhe shqyrtimit te shpejte te kesaj ceshtje branda afatit që dikton ligji.”

 

Një prej linjave ligjore që do të ndjekë nesër Presidenti I Republikës është fakti se parlamenti i cili votoi shkarkimin e kryetarit të shtetit i ka mbaruar afati.

 

“Do të ngrihen nesër për arsye se ne duhet të njiheshim me provën e pastaj të ngrejmë pretendimet që do ti bëjmë ditën e nesërme. Por më duhet të citoj dhe të kujtoj faktin që presidenti i Republikës kërkesës së gjykatës kushtetuese për të paraqitur pretendime mbi kërkesën e kuvendit I është përgjigjur menjëherë në datën 1 korrik dhe kërkoi shqyrtim të shpejtë dhe brenda afateve. Qe do te thote që brenda 3 muajve ajo cështje duhet te merrte zgjidhje se lidhej me skadimin e mandatit të kuvendit të vjetër. Për fat të keq në syrin dhe optikën time, gjykata kushtetuyese e transferoi konfliktin nga kuvendi i vjetër tek kuvendi i ri”.

 

Nga ana tjetër stafi i presidentit Ilir Meta nesër në seance do të vejë në dukje konfliktin e interesit që kanë disa gjyqtarë të Kushtetueses me cështjen, duke këmbëngulur që s’ mund të marrin pjesë në gjykim.

 

Emrat e këtyre gjyqatreve ende nuk dihen; por është publike kërkesa e kryetarit të shtetit për të nisur procedim disiplinor ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Fjona Papajorgji .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *