Subscribe

Kosova po vijon të përballet me luftën ndaj koronavirusit, ndërsa qeveria e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ka miratuar një sërë masash për kufizimin e lëvizjes së lirë.

Por ky vendim u kundërshtua nga kreu i shtetit Hashim Thaçi i cili e dërgoi çështjen në gjykatën Kushtetuese.

Pas shqyrtimit, Gjykata i ka vlerësuar si anti-kushtetuese masat e marra nga Qeveria, dhe ka lënë si afat për shfuqizimin e këtij vendimi  datën 13 prill.

 


VENDIMI I GJYKATES KUSHTETUESE

 

“Gjykata vendosi njëzëri se Vendimi i 23 marsit i Qeverisë nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës…Gjykata sqaroi se Qeveria nuk mund të kufizojë asnjë të drejtë dhe liri themelore përmes vendimeve, nëse një kufizim i të drejtës përkatëse nuk është paraparë me ligj…Në fund, Gjykata po ashtu thekson se Ministria e Shëndetësisë, respektivisht Qeveria, vazhdon të jetë e autorizuar që të nxjerrë vendime me qëllim parandalimin dhe luftimin e pandemisë, për aq sa është e autorizuar përmes ligjit.


Pavrësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria miratoi këtë të martë  paketen e emergjences ekonomike në vlerë prej 179.6 milionë euro, e cila përfshin mbeshtetje per njerezit ne nevoje, pensionistet e bizneset dhe pagesa shtesë për punëtorët e administratës shtetërore.

 

Nderkohw ne vendet e tjera fqinje, spikat Maqedonia e Veriut me 26 raste të reja dhe Greqia ku numri i viktimave arriti në 49.

 

Në Serbi, 900 persona janë infektuar me koronavirus, e prej tyre 23 kanë humbur jeten.  Ndwrsa Mali i Zi ka regjistruar 105 persona të prekur, 2 prej të cilëve kanë humbur betejën me virusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *